Koreja Veriore: Koronavirusi transmetohet edhe nëpërmjet syrit

Koreja Veriore u bëri thirrje qytetarëve të saj sot që të mos vizitojnë zonat frekuentuese, duke theksuar se Kovid-19 mund të transmetohet edhe përmes infeksionit të syve.

Gazeta “Rodong Sinmun” njoftoi, duke përmendur studimin e bërë jashtë vendit, se masat për distancë sociale janë të domosdoshme sepse koronavirusi i ri është më i infektuar se çdo i mëparshëm.

“Ekziston rreziku i transmetimit të infeksionit edhe përmes syrit. Sistemi i frymëmarrjes nuk është mënyra e vetme e transmetimit të virusit”, shkruan gazeta, ndërsa këshillon mjekët që të mbajnë syze gjatë kontrollit të pacientëve.

“Rodong Sinmun” thekson se është e nevojshme të mbahet distancë mes njerëzve dhe të shmangen turmat.

Një tjetër gazetë koreanoveriore, “Uriminzokiri”, njoftoi se të gjitha kufijtë e tokësor, ajror dhe ujor ishin të mbyllura dhe ishin vendosur masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Kovid-19.

Please publish modules in offcanvas position.