Një e treta e popullsisë në Tokë është në izolim, shkaku i Kovid-19

Prej sot në Indi hyri në fuqi dekreti që 1.3 miliardë njerëz të mos largohen nga shtëpitë e tyre për tre javët e ardhshme, kjo do të thotë se një e treta e njerëzimit është në izolim për shkak të koronavirusit të ri.

Pas vendimit të kryeministrit indian Narendra Modi për të lënë vendin më të populluar në botë pas Kinës për tre javë, numri i njerëzve në izolim në botë u rrit në 2,6 miliardë.

“Të shpëtosh Indinë, të shpëtosh çdo qytetar, ti, familja juaj (…) çdo rrugë dhe çdo lagje do të thotë të jesh të jetë në izolim”, tha Modi në paraqitjen televizive para kombit.

Sidoqoftë, Kina sot hoqi kufizimet drastike të vendosura disa muaj më parë në provincën Hubei, epiqendra e pandemisë së koronavirusit e cila ka marrë më shumë se 18.000 jetë në të gjithë botën që nga muaji dhjetor. Pekini dje njoftoi se po heq karantinën për më shumë se 50 milion njerëz në Hubei, të vendosur në janar, kështu që ata tani mund të udhëtojnë nëse janë të shëndetshëm.

Disa aeroporte dhe stacione hekurudhore po funksionojnë përsëri. Por shkollat ​​janë ende të mbyllura në këtë fazë, dhe banorët e Vuhanit do të duhet të presin deri më 8 prill për të udhëtuar jashtë qytetit. Nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit lokal të zbuluar në vend në 24 orët e fundit, por ka pasur 47 raste të lajmëruara nga jashtë gjatë asaj periudhe, kumtuan autoritetet shëndetësore kineze.

Në të gjithë planetin, numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga Kovid-19.

Virusi ka marrë jetën e më shumë se 18.200 njerëzve dhe 405.000 njerëz janë infektuar, gjysma e tyre në Evropë. Situata në Evropë është akoma kritike, por informacioni i mirë dhe i keq vjen nga vendi më i prekur – Italia.

Në atë vend, numri i viktimave për një ditë të vetme u rrit në 743 pasi në dy ditët e mëparshme ishte vërejtur trajektore në rënie, pas një rekordi prej 793 vdekje të shtunën. Sidoqoftë, infeksionet e reja janë rritur me vetëm tetë për qind për të dytën ditë radhazi, të paktën që nga kriza në Itali.

Irlanda ka vendosur të mbyllë ndërmarrjet që nuk janë thelbësore për funksionimin e vendit, Britania e Madhe planifikon të ndërtojë spital me 4.000 shtretër, ndërsa Spanja gjithashtu i ka bërë thirrje NATO-s për ndihmë.

Vendet afrikane, me sisteme shëndetësore shpesh të dobëta, janë duke rritur masat për të luftuar koronavirusin pasi numri i të infektuarve dhe vdekjeve rritet.

Pothuajse 130 milion amerikan, 40 për qind e popullsisë, janë në ndonjë formë izolimi, ose së shpejti do të jetë. Kjo masë gjithashtu përfshin shtetin më të madh Kaliforninë.

Presidenti Donald Tramp ka shprehur shpresë se SHBA do të “aktivizohen” deri në mes të muajit prill, por që ky optimizmë nuk ndahet aspak nga liderët botërorë që imponojnë kufizime në lëvizje në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Edhe pse SHBA-së i është e kërcënuar me përhapje eksponenciale të virusit, pavarësisht se shumë qeveri dëgjojnë ekspertë që thonë se mënyra e vetme për të ngadalësuar pandeminë është “distanca sociale”, presidenti amerikan Donald Tramp mendon se masa nuk ia vlen çmimin e lartë që do të paguante ekonomia. Përkatësisht, Tramp shqyrton sërish të ringritë ekonominë në muajin prill.

“Shteti ynë nuk është ndërtuar për t’u mbyllur. Në atë mënyrë ju mund të shkatërroni shtetin”, deklaroi Tramp për Foks Njuz.