Liderët e G20-shit mbajtën samit virtual kushtuar pandemisë dhe pasojave ekonomike prej saj

Liderët e grupit të vendeve me ekonomi më të zhvilluara në botë (G20) sot mbajtën samit virtual me qëllim që t’i përgjigjen përhapjes së shpejtë të pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj ekonomike.

Takimi i G20-shit, në të cilin morën pjesë dhjetëra shefa të shteteve, zgjati 90 minuta, për dallim nga samitet e zakonshme të cilët zgjatnin 2 ditë.

Këtë vit nikoqir duhej të ishte Riadi në Arabinë Saudite.

“Kjo krizë kërkon përgjigje globale. Bota konsideron në atë se do të mblidhemi dhe do të bashkëpunojmë për t’u përballur me këtë sfidë”, tha mbreti i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, i cili kryesoi me samitin.

Takimi u mbajt në kushte të kritikave se vendet më të pasura në botë nuk ndërmorën aksione konkrete për ta luftuar virusin dhe pasoja ekonomike prej tij.

Agjencitë botërore komentojnë se ky lloj komunikimi i liderëve çon drejt jo transparencës sepse gazetarët nuk kanë mundësi të marrin pjesë dhe të parashtrojnë pyetje.

Arabia Saudite, e cila këtë vit kryeson me G20-shin, kumtoi se ka organizuar samit virtual në mënyrë që të përforcohen përpjekjet në luftën kundër pandemisë dhe stagnimit të ekonomisë.

Please publish modules in offcanvas position.