Sulmuesi i xhamive në Zeandën e Re e pranoi krimin e tij

Brenton Tarant, i cili kreu sulme në dy xhami në Krajstçërç, Zelanda e Re, gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Supreme, përmes video lidhjes e pranoi fajin për 51 akuza për vrasje, 40 tentativa për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

“Ai do të dënohet për çdo krim që ka kryer. Pranimi i fajit është një hap i rëndësishëm në shqiptimin e dënimit”, tha gjyqtari Kameron Mander, kryetar i këshillit gjyqësor.

Tatant është në paraburgim që nga 15 marsi i vitit 2019, kur u arrestua dhe u akuzua për gjuajtje me armë gjysmë automatike ndaj myslimanëve që ishin mbledhur për lutje në dy xhami në Krajtçërç, ndërsa krimin e transmetoi drejtpërdrejt në Fejsbuk.

Pranimi i Tarant e bën të panevojshëm procedurën e mëtutjeshme gjyqësore, që duhej të fillonte në qershor, ndërsa Këshilli gjyqësor do të vazhdojë të miratojë aktgjykime për gjithsej 92 pika të aktakuzës.

Gjykata nuk komunikoi kur do të merret aktgjykimi, por arrestimin e Tarentit është vazhduar për deri më 1 maj.

Please publish modules in offcanvas position.