SHBA-ja po përgatitet ta akuzojë Maduron për “narkoterrorizëm”

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp pritet ta shpallë Venezuelën shtet i cili e sponsorizon terrorizmin dhe do të inicojë aktakuzë kundër presidentit të saj, Nikollas Maduro, kumtoi CNN.

Me hapin e tillë do të arrihet pika më e ulët në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Venezuelës.

Etiketimin e tillë të Venezuelës, Uashingtoni deri më tani e pati vetëm për katër vende të tjera – Korenë e Veriut, Iranin, Sudanin dhe Sirinë, të cilat “vazhdimisht kanë mbështetur akte të terrorizmit ndërkombëtar”, do t’i mundësojë Qeverisë amerikane të vendosë sanksione të mëtutjeshme më të ashpra kundër drejtimit të Maduros.

Pritet që prokurorët nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-së të parashtrojnë aktakuzë kundër Maduros dhe përfaqësuesve të lartë qeveritarë, kumtuan burime për CNN. Tani për tani nuk dihet se për cilat vepra penale akuzohen, por burimet thonë se ato janë të lidhura me tregtinë e rritur me drogë, në të Venezuela është pjesë e asaj kontrabande.

Prokurori publik, Uilliam Bar pritet t’i kumtojë kualifikimet dhe aktakuzat në konferencë për shtyp. Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë refuzoi të komentojë, ndërsa CNN iu drejtua Departamentit të Shtetit, i cili zyrtarisht i emëron financuesit e terrorizmit.

SHBA-ja dhe shumë shtete të tjera dhe trupa ndërkombëtarë e njohën kryetarin e Asamblesë nacionale të Venezuelës, Huan Guaido për lider të vendit, ndërsa administrata e Trampit filloi fushatë për ndëshkim agresiv ekonomik për rrëzim të Maduros nga pushteti.