Hungari: Zbulohet virusi i gripit të shpendëve në një fermë për rosa

Agjencia hungareze për sigurinë e ushqimit Nebih kumtoi sot se ka zbuluar virus të gripit të shpendëve H5N8 në një fermë rosash në qarkun Baç-Kiskun.

Agjencia Nebih theksoi se ka filluar me asgjësimin e 32.000 rosave në fermë.

Krahas kësaj, është vendosur zonë mbrojtëse në gjatësi prej tre kilometrash dhe zonë për mbikëqyrje prej dhjetë kilometrash rreth lokacionit.

Obligimi që shpendët të ruhen në hapësira të mbyllura akoma është në fuqi, theksoi Nebih.

Për herë të fundit gripi i shpendëve në Hungari është zbuluar në janar të këtij viti.

Please publish modules in offcanvas position.