Kina do të shpenzojë 12 miliardë dollarë për luftë kundër Kovid-19

Autoritetet kineze tashmë shpenzuan rreth 12 miliardë dollarë amerikanë për luftë kundër koronavirusit, kumtoi Ministria kineze Punëve të Jashtme.

“Rreth 12 miliardë dollarë amerikanë janë shpenzuar për asgjësimin e Kovid-19 gjatë muajve të parë të epidemisë”, deklaroi Vang Shaolong, drejtor i sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kinë është 81.285, përderisa 3.287 kanë vdekur.