Turqi:  E burgosura nga virusi është lënë në qeli së bashku me djalin tre vjeçar

Turqi: E burgosura nga virusi është lënë në qeli së bashku me djalin tre vjeçar

Një e burgosur në Turqi është lënë në qeli së bashku me fëmijën 3 vjeçar ,  pasi paraprakisht  ka pasur temperature të lartë. Këtë informacion në media e transmetoi  familja e të burgosurve tjerë. Ata po ashtu  pohojnë se gardianët e burgut u kërcënohen me fjalët “ të gjithë aty do të vdisni.”

Momentalisht janë në gjendje shumë të rëndë. Një grua në qeli me vajzën time është sëmurë menjëherë. Ka një fëmijë të vogël. Së bashku me fëmijën e kanë lënë në qeli. Fëmija ditë e natë thërret që ta lëshojnë. Për shkak të ndalimit të vizitës nëna askund nuk mund ta dërgojë fëmijën. Në qeli është vënë për shkak të temperaturës së lartë. Para dy ditëve  ka ndodhur kjo ngjarje. Vaja ime më tregoi përmes telefonit deklaroi njëra nga nënat e njërës që është në burg.

PRESIONI PSIKOLOGJIK

Tashmë  një kohë të gjatë përhapen informacione se ka dhunë në burg në qytetin Sinxhan ku po qëndrojnë të burgosurat. Nëna thotë se edhe vajza ka qenë nën presion të madh dhe se gardianët e kanë malltretuar psiqikisht , duke  e kërcënuar se do ta lënë që të vdes.

Gardianët nuk bëjnë kujdes. Gjithë kohën u kërcënohen me fjalët “ Të gjithë do të vdisni këtu” Nuk ka shanse ë të shpëtoni”. Ju lutem shkruani këto. Ndaj të burgosurve po bëhet një presion psikologjik.  Cajza ime me lot në sy ma tregoi këtë histori. Edhe ne nuk mundemi më të mbahemi. Gjendemi në një situatë shumë të rëndë psikologjike – deklaroi nëna për mediumet.

Opinioni në Turqi tashmë një kohë të gjatë apelon që të lirohen të gjithë të burgosurit për shkak të rrezikut të lartë nga koronavirusi. Momentalisht qeveria turke po përgatitet që ti lirojë të gjithë, përveç të burgosurve politik të cilët ajo i cilëson “terrorist” Numri më i madh i këtyre të burgosurve janë përkrahës të lëvizjes Gylen, mesin e të cilëve ka profesor, mjek, biznesmen dhe mësues.