Koreja e Veriut kumtoi se ka testuar raketahedhës

Koreja e Veriut testoi një raketahedhës të madh për t’i kontrolluar karakteristikat e veta taktike dhe teknike, kumtoi sot gazeta verikoreane “Rodong Sinmun”. Ceket se testi ka qenë i suksesshëm.

Shtatmadhoria jugkoreane kumtoi se Pheniani ka lansuar dy raketa balistike me rreze të shkurtë veprimi nga qyteti lindor Vonsan dhe ato kanë fluturuar 410 kilometra para se të bien në det, transmeton BBC.

“Në situatë kur e tërë bota po lufton kundër Kovid-19, lloji i këtillë i stërvitjeve janë shumë joadekuate dhe bëjmë thirrje që ato të ndalen”, ceket në kumtesën nga Shtatmadhoria e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e katërt që Koreja e Veriut lanson raketa – më 2, 9 dhe 21 mars, ishin testet paraprake.