Në SHBA e shfrytëzojnë plazmën e gjakut nga personat e shëruar për t’i shëruar të infektuarit e rinj nga Kovid-19

Mjekët në spitalet në SHBA duke i shfrytëzuar metodat e vjetra që janë mbi një shekull të cilat bazohen në plazmën e gjakut prej pacientëve të shëruar, tentojnë t’i shërojnë të sapoprekurit nga koronavirusi.

Në gjakun e njerëzve të cilët janë shëruar nga virusi zakonisht mbeten antitrupa, apo proteina, të cilat i ka krijuar sistemi imunologjik i tyre në luftën kundër virusit.

Prej tyre mund të merret komponenti i gjakut i cili përmban antitrupa dhe mund t’u jepet pacientëve të sapoinfektuar, që njihet si “plazma rekonvaleshente”.

Kjo metodë për herë të parë është përdorur në vitin 1890.

“Në aspektin historik, kjo ka funksionuar. Para se t’i kemi vaksinat, kjo është përdorur për sëmundjet infektuese si fruthi dhe difteria”, deklaroi Xhefri Henderson, profesor jordiner i mjekësisë dhe mikrobiologjisë molekulare në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin, Uashington në Sent Luis.

Ai shtoi se “plazma rekonvaleshente” gjithashtu është përdorur me sukses gjatë pandemisë së etheve spanjolle në vitin 1918.