Më shumë se 1.2 milionë të infektuar me Kovid-19 në botë

Më shumë se 1,2 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri, më saktë sipas të dhënave të Worldometers të infektuar janë 1.203.143 persona.

Sipas faqes, deri sot epidemia ka kapluar 206 vende dhe territore nëpër botë, kanë vdekur 64.747 njerëz ndërsa 246.760 janë shëruar.

Aktualisht ka 891.636 raste aktive, prej të cilëve 95 për qind apo 847,541 kanë pasqyrë mesatare klinike, ndërsa pesë për qind apo 44.095 janë në gjendje serioze.

Pjesa më e madhe e të infektuarve është në SHBA 311.637 raste të konfirmuara dhe 8.454 të vdekur.

Italia është vendi me më shumë viktima, gjegjësisht 14.362 të vdekur.