Kinë/KOVID-19: Rritet numri i rasteve të reja të të infektuarve

Autoritetet kineze raportuan për 39 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, dhe pothuaj të gjithë janë importuar.

Një ditë më herët, numri i rasteve të reja ishte 30. Numri i rasteve asimptomatike po rritet.

Komisioni shëndetësor kombëtar i Kinës, kumtoi sot se janë regjistruar 78 raste asimptomatike në fund të ditës së djeshme. Vetëm një rast i vdekjes është regjistruar më 5 prill, tregojnë të dhënat e reja.