Austri: Nëse ka valë të dytë të Kovid-19, së pari do të mbyllen shkollat

Qeveria austriake ka hartuar plan për valë të dytë eventuale të përhapjes së Kovid-19, që parashikon masa të reja kufizuese, ndërsa së pari do të mbyllen shkollat.

Plani është përqendruar në parandalimin, ndërsa shkalla e infeksionit dhe faktori i riprodhimit të virusit do të analizohen në detaje dhe në rast të ngritjes së madhe do të reagohet shpejtë.

Në fakt, nëse ka rritje eksponenciale në një rajon, komunë, qytet apo krahinë, qeveria do të vendos karantinë.

Gjithashtu, është planifikuar të vendoset distanca fizike, objektet e hotelerisë do të mbyllen, ndërsa përfundimisht do të mbyllen edhe dyqanet.

Qeveria austriake shpreson që vala e dytë e infeksionit me koronavirusin e ri të jetë shumë më e dobët.