OBSH: Në Evropë për 60 për qind është rritur dhuna në familje

Shërbimet për ndihmë të shpejtë në mbarë Evropën i kanë regjistruar 60 për qind më shumë thirrje të grave viktima të dhunës në familje gjatë izolimit të vendosur për shkak të pandemisë me Kovid-19, paralajmëroi sot zyra evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dhuna në familje mbi partnerin apo fëmijën ka tendencë të rritjes në periudhën e krizës, veçanërisht me masat restriktive dhe izolimin, të vendosura për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

“Vendet anëtare në prill përcaktuan rritje për 60 për qind të thirrjeve urgjente të grave viktima të dhunës nga partnerët në raport me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i zyrës evropiane të OBSH-së, Hans Kluge në konferencën për shtyp në Kopenhagë, ai shtoi se rritje e tillë është regjistruar thuajse në të gjitha vendet.