Rreth 90.00 punonjës shëndetësorë në botë janë infektuar me koronavirusin e ri

Vlerësohet se të paktën 90.000 punonjës shëndetësorë në botë janë infektuar me koronavirus, edhe pse ai numër mund të jetë dy herë më i lartë, qëndron në komunikatën e Këshillit ndërkombëtar të infermierëve (ICN).

Sipas të dhënave të mbledhura në vetëm 30 vende, më shumë se 260 infermierë kanë vdekur si pasojë e Kovid-19.

ICN u bëri thirrje qeverive të mbajnë evidencë të saktë për të parandaluar përhapjen e infeksionit në mesin e personelit mjekësor.

“Sipas të dhënave tona, numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar është rritur nga 23.000 në më shumë se 90.000, por edhe ky nuk është një numër i saktë, sepse nuk kemi të dhëna nga të gjitha vendet e botës”, deklaroi Haurad Keton, drejtor ekzekutiv i ICN.