Numri i të infektuarve me virusin korona në botë tejkaloi katër milionë persona

Numri i të infektuarve me virusin korona në botë tejkaloi katër milionë, bëri të ditur ueb-faqja Uorlldmeters.

Më shumë se 275.000 persona ndërruan jetë, ndërsa 1,38 milionë persona janë shëruar.

SHBA-ja ka më së shumti të infektuar, 1,3 milionë, ku ka më së shumti raste të vdekjes, më shumë se 78.000.

Në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve (260.117) është Spanja, ku kanë ndërruar jetë 26.299 persona.

Në të njëjtën kohë, vendi i dytë sa i përket vdekshmërisë është Britania e Madhe me mbi 31.000 raste të vdekjes, ndërsa mbi 211.000 persona janë infektuar.

Në Itali ishin infektuar 217.118 persona, ndërsa 30.201 persona ndërruan jetë. Vetëm Franca ka më shumë se 26 000 raste të vdekjes, ku janë infektuar mbi 176.000 persona.