Fitorja E Sadiq Khan Hap Portat Për Të Gjitha Religjionet

Fitorja E Sadiq Khan Hap Portat Për Të Gjitha Religjionet

Për herë të parë në krye të Londrës vjen një mysliman.

Cilin e përfaqëson Sadiq Khan?

Në një periudhë kur Islamofobia është në rritje, në krye të qendrës më të rëndësishme të ekonomisë botërore vendoset një mysliman, Sadiq Khan. Në zgjedhjet për kryetarë të Bashkisë së Londrës, Khan morri votat e të gjithë konfeksioneve në Angli; myslimanëve, hebrenjve, krishterëve, sihinëve etj. Khan u cilësua si një politikan i cili me meritat e tija personale ka arritur të marrë më shumë vota në historinë e Anglisë.

Nëse do të flitej për madhësinë e një kryeqyteti që do të pretendohej se është më i madh apo më e rëndësishme se sa shteti në të cilën gjendet, ai do të ishte Londra. Londra ka zënë vendin e qytetit klasik të Evropës, që është Roma, ku të gjitha rrugët të çonin atje. Përzgjedhja e Sadiq Khan'it si kryetar i Bashkisë së Londrës, në një periudhë ku e djathta radikale në Evropë, është kategorikisht kundër migrimit dhe në një kohë kurë Islamofobia është në rritje përcjell n jë mesazh shumë të qartë edhe jashtë kufijve të Londërs.

Sadiq Khan është fëmija i pestë i një familjeje pakistaneze me tetë fëmijë. Fëmijërinë e ka kaluar nëpër objekte sociale e siguruar nga ana e qeverisë për babanë e tij i cili ka qenë një shofer autobusi. Khan për të përkrahur familjen e tij në rrini ka punuar në ndërtimtari. Kurse sot gjendet në kryeqendrën e financave në botë. Vetëm se kjo nuk duhet vlerësuar si një fitore e klasës punëtore ndaj imperialistëve apo fitore e periferisë ndaj qendrës, por në të kundërtën kjo është një fitore e hapjes së portave ndaj të tjerëve që nuk janë nga Ju.

Të mos e ul zërin përball liderit

Pas vitit 2005, Khan prej profesionit avokat bëhet deputet duke përfaqësuar një qëndrim specifik. Ai ishte një deputet i porsaemëruar në Partinë Punëtore, por liderin e shtetit anglezë, Tony Blair, e kritikonte ashpër për pikat antidemokratike në ligjin për luftën kundër terrorit të cilin mundohej ta kaloj në parlament. Ligji i cili parashikonte që të dyshuarit për terrorizëm të mbahen 90 ditë në paraburgim, me mundin që e tregon Khan ky propozim anulohet, por kjo rezulton me margjinalizimin e tij brenda në parti deri sa në krye të partisë vjen Gordon Brown. Me ardhjen e Brown, hapet rruga e Khan dhe bëhet ministri i dytë myslimanë në historinë e Anglisë. Pas largimit të Broën dhe krizës për të zgjedhur lider të partisë punëtore, ai luan një rol të rëndësishëm për të sjell në krye njërin nga vëllezërit Miliband, gjegjësisht Edin. Më vonë ai merr pjesë edhe në ekipin që solli në krye të partisë Jeremy Corbyn.

Pasi Corbyn nominon Khan si kandidat për kryetar të Bashkisë së Londrës, menjëherë bëhet fokus i medieve në Angli. Mirëpo Khan, nuk i beson marrëzive të tilla siç janë, “mos harro se si dhe përmes cilit ke ardhur atje ku je”. Si kundërshtim i qëndrimit të Corbyt për ndarje të Anglisë nga BE-ja, ai prodhon moton, “Edhe nëse Anglia ndahet nga BE-ja, Londra nuk mund të ndahet”. Ai akuzohej si radikal islamistë, por ai gjithashtu kritikonte takimet e Corbyt me liderët e Hamas dhe Hizbullah, dhe e thirr Corbyn që të merr një qëndrim më serioz në çështjen e anti-semitizmit. As Corby, si lider i partisë punëtore s’ mundohej që të shpëtohet nga Khani, por as Khan nuk e zgjedh faktin të hesht përballë liderit të tij në shenjë përkuljeje... Andaj dhe javën e kaluar Partia Punëtore edhe pse nuk tregoi ndonjë sukses të madh në përgjithësi në Angli, me kandidimin e Khan për kryetar arriti që të marr Londrën nga kontrolli i Partisë Konservative...

Fitimi i shpresës përballë frikës

Disa qarqe, fitimin e zgjedhjeve të Sadiq Khan e analizojnë si fitimi i të varfërve përball të pasurve. Sepse djali i një shoferi pakistanez, Sadiq Khan, e fitoi djalin e një bankieri, Zac Goldsmith, edhe atë me një fitore të madhe.

Disa këtë e vlerësuan si fitore të viktimave përball imperialistëve, kurse disa të tjerë e shohin si fitore të Myslimanëve përball Islamofobisë. E vërteta është se kjo ishte një fitore e shpresës përballë frikës. Sepse të gjithë kandidatët për kryetar komune, në krye me kandidatin e Partisë Konservative Goldsmith, zgjedhjet e kryetarit të komunës e kishin shndërruar në një politikë frike. Politika e frikës të cilën popullata amerikane e njoh me kandidatin republikan për kryetar të SHBA-ve, në krye me Trump, në përmasa të vogla e jetoi edhe Londra në kampanjat që bëheshin kundër Khan. Goldsmith, në qendër të kampanjës vuri faktin se Khan është një mysliman dhe se në të kaluarën ka pasur një farefis i cili ka poseduar një botëkuptim radikal. Sipas tij, përzgjedhja e Khan do të thoshte legjitimitet i radikalizmit. Kjo kampanjë kundër Khan që e udhëhiqte Goldsmith morri një përmasë anti-islame. Ishte për tu befasuar se edhe motra më e madhe e kandidatit konservativ, Jemima, ishte e martuar me një lojtar të vjetër të Kriket, i cili gjithashtu kishte prejardhje pakistaneze, Imran Khan. Ai, në një fron tjetër duhej të luftonte edhe me disa imam myslimanë që e kishin proklamuar atë si jobesimtar (qafir). Sepse Khan gjatë gjithë jetës së tij është marrë me çështje gjyqësore si puna e të drejtave njerëzore, përçarje dhe racizëm, dhe gjithashtu ka votuar për ligjshmërinë e martesave të çifteve homoseksual.

Partia konservative pohon se politikën e Corbyt kundër kapitalit financiar, Khan do ta ushtroj në Londër dhe se qarqet financiare do të detyrohen që të largohen nga qyteti i Londrës. Ashtu që edhe kryeministri anglezë David Cameron në një fjalim të tij ishte shprehur se në rast se Khan zgjidhet si kryetari i Bashkisë së Londër, faturën e kësaj do ta paguaj krejt Anglia. Përball një kampanje të tillë të frikës, Khan zhvilloi një kampanjë të kundërt me moto, “Nuk ka vend për frikë në Londër!”. Përderisa oponentët e tij zhvilluan një kampanjë rreth identitetit dhe ideologjisë së tij myslimane, ai u fokusua në problemet e vendbanimeve dhe në rritjen e çmimit në komunikacion, gjë që i kishte bezdisur londinezët. Dhe shpresa e fitoi frikën...

Një mysliman që fitoi përkrahen e hebrenjve

Një javë para zgjedhjeve Partia Konservative plasi ballonin ku në të ishte e vizatuar piktura e Kenneth Robert Livingstone (Ken Livingstone). Livingstone, i cili në të kaluarën kishte ushtruar detyrën si kryetar i Bashkisë së Londrës, në një deklaratë të tij kishte pohuar se “Adolf Hitler para se të zhvillohej Lufta e Dytë botërore ka bërë një kontratë të fshehtë me hebrenjtë dhe se edhe vet Hitler ishte një sionist”. Kjo deklaratë që përmbante motiv të qartë anti-semitiste, e shtyu Partinë Punëtore në një gjendje të rëndë. Edhe vet lideri i partisë, Corbyn, akuzohej të jetë një anti-semitist. Mirëpo, konservatorët me aktin e goditjes ndaj Livingstone, në fakt mundoheshin që të dobësojnë Khan.

Mirëpo, rezultati ishte i kundërt. Corbyn e largoi Livingstone nga Partia Punëtore. Khan, i cili nuk e pa as këtë si të mjaftueshme kërkoi nga lideri i Partisë Punëtore, Corbyn, që zyrtarisht të distancohet nga anti-semitizmi.

Edhe ai, kampanjën e tij e zhvilloi me moton, “rrugicë për rrugicë, nga sinagoga në xhami, nga kisha në gurduvarë (faltore të konfeksionit Sik të indianëve). Si rezultat i votave të hebrenjve që jetojnë jashtë Londrës një numër i madh i tyre kishin shkuar për Partinë Konservative dhe në Londër votat e tyre shkuan për tek Khan. Khan, me një milion e 100 mijë vota të fituara hyri në historinë e Anglisë si politikani i vetëm që individualisht ka arritur të marrë kaq shumë vota. Në një nga fjalimet e tij pas fitores, Khan i adresohet madhështisë të qytetit që e ka zgjedhur atë si kryetar me fjalët: “Mos njihni ndonjë qytet tjetër ku myslimanët mund ta çelin iftarin e tyre në sinagog?, duke shtuar se, “Ja, është kjo arsyeja se pse Londra është një qytet i mrekullueshëm”.