Refugjatë dhe të zhvendosur rekord në botë prej 65.3 milionëve në vitin 2015

Refugjatë dhe të zhvendosur rekord në botë prej 65.3 milionëve në vitin 2015

Refugjatët dhe personat e shpërngulur në botë, të cilët kanë ikur nga konfliktet dhe represionet, arriti në numrin rekord prej 65.3 milionë personash në vitin 2015, kumtuan nga Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR).

Siç lajmëron DPA, sipas UNHCR-së, konfliktet dhe ndjekjet në vend si Siria dhe Afganistani, janë faktor themelor për rritjen e numrit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Statistika vjetore e UNHCR-së tregon se, vitin e kaluar për herë të parë është tejkaluar pragu prej 60 milionë refugjatëve dhe emigrantëve, respektivisht, në mesatare një në çdo 113 veta në botë është azilant, person i zhvendosur brenda vendit ose refugjat.

I pari i UNHCR-ja Filipo Grandi theksoi se "faktorët që i frikësojnë refugjatët shumohen".

Please publish modules in offcanvas position.