Në Vjenë është mbyllur një shkollë fillore për shkak të dyshimit për Kovid-19

Shkollat fillore në Austri kanë filluar me punë pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, por në Vjenë është mbyllur një shkollë për shkak të dyshimit për paraqitje të infeksionit.

Drejtoresha e shkollës nga qarku 18-të në Vjenë, ka kthyer në shtëpi 200 nxënës, pasi ekzistonte dyshimi se mësuesi është sëmurë me Kovid-19.

Mësuesi paraqiti pushim mjekësor të shtunën.

Fëmijët u kthyen në shtëpi përmes derës së shkollës private katolike, pa paralajmërim paraprak.

Autoritetet përgjegjëse në qytetin e Vjenës kanë filluar hetim për këtë rast, ndërsa Ministria e Arsimit ka njoftuar përpunimin e planit për raste të tilla.