Merkel dhe V4: Kufijtë duhet të hapen sa më shpejtë, por me kujdes

Merkel dhe V4: Kufijtë duhet të hapen sa më shpejtë, por me kujdes

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe liderët e Grupit të Vishegradit u pajtuan se është interes i përbashkët që gradualisht të hiqen kufizimet në kontrollin e kufijve, kur kjo të jetë e mundur, sipas kushteve të cilat i dikton pandemia e koronavirusit të ri.

Grupin e Vishegradit ose V4 e përbëjnë shtetet Polonia, Sllovenia, Hungaria dhe Çekia.

Pas videokonfeerncës së liderëve të V4, Merkeli dhe kryeministri çek Andrej Babish në takim bilateral konfirmuan se dëshirojnë t’i lehtësojnë masat për qytetarët dhe kompanitë në rajonin ndërkufitar, aq sa lejon niveli i të infektuarve të rinj, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefen Zajbert.