SHBA-ja inkurajon prodhim vendor të ilaçeve për koronavirusin e ri

Kabineti i presidentit amerikan Donald Tramp ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike vendore “Phlow” me vlerë prej 812 milionë dollarë për ta siguruar prodhimin vendor të ilaçeve për Kovid 19 dhe zvogëlimin e varësisë së importit.

Ministria e Shëndetësisë e SHBA-së kumtoi që me “Phlow”, e krijuar në janar të këtij viti, janë dakorduar për të prodhuar ilaçe për Kovid-19 dhe ilaçe të tjera dhe përbërës farmaceutikë gjatë katër vjetëve.

Marrëveshja mund të zgjatet në 10 vjet, ndërsa vlera e saj është 812 milionë dollarë. Nga kompania publikuan se falë marrëveshjes, do të jenë në gjendje të prodhojnë ilaçe për nevojat e rezervave strategjike shtetërore. Ata shënojnë se kanë filluar me prodhimin e përbërësve farmaceutikë dhe doza të gatshme për më shumë se dhjetë ilaçe bazë për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Kovid-19.

Ata shtojnë se menjëherë dorëzuan më shumë se 1.6 milionë doza të pesë ilaçeve bazë gjenerike për mjekimin e pacientëve me Kovid-19 në rezervat strategjike të shtetit.