Anëtarët e OBSH-së mbështetën një hetim të pavarur për reagim ndaj pandemisë

Anëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – 194, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, sot miratuan një rezolutë mbi një vlerësim të pavarur të përgjigjes së agjencisë së KB-së për pandeminë e koronavirusit të ri.

Teksti u miratua me konsensus dhe parashikon fillimin më të shpejtë të një vlerësimi të paanshëm, të pavarur dhe të plotë të veprimit ndërkombëtar të iniciuar nga pandemia, me qëllim të përmirësimit të kapacitetit global për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj pandemisë.

Ky vlerësim duhet t’i shqyrtojë me kujdes masat e marra nga OBSH për shkak të pandemisë së Kovid-19 dhe kronologjisë së tyre.