Shërbimi irakian i zbulimit ka arrestuar një lider të SHI-së

Shërbimi irakian i zbulimit e ka arrestuar Abdulnaser Kirdash, njëri prej liderëve të Shtetit Islamik (SHI), i cili ishte ndër kandidatët më seriozë për pasardhës të Abu Bakër al Bagdadi në krye të grupit xhihadist.

“Sot është arrestuar terroristi Abdulnaser al Kirdsh, i cili është dashur ta trashëgojë kriminelin Al Bagdadi në krye të SHI-së. Arrestimi është kryer falë të dhënave të sakta të zbulimit”, theksohet në kumtesën e Shërbimit irakian kombëtar të sigurimit.

Al Kirdash është dashur ta zëvendësojë Al Bagdadin, i cili e humbi jetën në aksionin e forcave amerikane në qytetin sirian Idlib në tetor të vitit të kaluar.

Arrestimi i Al Kirdash është kryer vetëm një muaj pasi ish-shefi i shërbimit irakian të zbulimit Mustafa al Kadimi e mori funksionin e kryeministrit në Irak.

TR 72d4b