Aksident ajror në Pakistan

Një aeroplan udhëtarësh i “Pakistan Intereshënël erlajns” që udhëtonte nga Lahore për në Karaçi, u rrëzua pranë aeroportit në Karaçi, kumtoi Agjencia e aviacionit civil.

Zëdhënësi i kompanisë ajrore pakistaneze Abdul Satar deklaroi për mediat lokale se në aeroplanin “Erbas A-320 ishin 90 udhëtarë.

Sipas Agjencisë, avioni i pasagjerëve u rrëzua në një zonë të populluar pranë aeroportit në Karaçi.

Dëshmitarë kanë deklaruar se aeroplani ka tentuar të aterojë dy ose tre herë para së të rrëzohet mbi disa shtëpi në afërsi të aeroportit ndërkombëtar.

Policia dhe ushtria e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur fatkeqësia, ndërsa në vendngjarje kanë arritur edhe automjetet e ambulancës.

MK_e5f2a.jpg

MK_26918.jpg

MK_29036.jpg