Në minierën më të thellë në botë janë infektuar 164 minatorë me Kovid-19

Në minierën më të thellë në botë, Mponeng në Afrikën Jugore, 164 minatorë janë infektuar me koronavirusin e ri, për çka miniera do të mbyllet në kohë të pacaktuar.

Miniera për ari, në pronë të kompanisë “Anglogold Ashanti”, sërish filloi me gërmime më 22 prill dhe me 50 për qind të kapacitetit dhe më pas u mbyll gjatë karantinës së vendosur.

Siç theksohet, miniera është mbyllur sërish sepse minatorët ishin të shqetësuar për shkak të vendimit për hapjen e sërishme për shkak të pamundësisë që të zbatohet masa për distancim fizik.

Miniera shtrihet në rreth katër kilometra thellësi, për shkak se konsiderohet si miniera më e thellë në botë nga niveli i tokës.