Spanja e heq karantinën për turistët e huaj nga 1 korriku

Spanja nga 1 korriku do ta heqë karantinën dy javore për turistët e huaj, njoftoi sot Qeveria spanjolle.

Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme Arança Gonzalez Lana në profilin e saj në Tuiter ka shënuar: “Më e keqja është pas nesh” me fotografi të improvizuara me syze për diell dhe valixhe.

“Në korrik, gradualisht do ta hapim Spanjën për turistët e huaj, do ta heqim karantinën, do t’i sigurojmë standardet më të larta shëndetësore. Me padurim presim t’ju shërbejmë”, ka shënuar ajo në Tuiter.