Japonia e heq gjendjen e jashtëzakonshme në tërë vendin

Kryeministri japonez Shinxo Abe sot paralajmëroi se gjendja e jashtëzakonshme që ishte në fuqi në Tokio dhe katër zona tjera administrative nga mesi i majit për shkak të pandemisë së koronavirusit do të shfuqizohet gjatë ditës, por paralajmëroi për mundësi për vendosje të sërishme të kufizimeve nëse përhapet virusi.

Abe foli në konferencë për shtyp pasi qeveria e tij i shfuqizoi kufizimet më 14 maj në shumë prefektuar, përveç Tokio dhe katër rajone tjera ku mbeti në fuqi.

Kryeministri japonez, gjithashtu, paralajmëroi se vlera e përgjithshme e stimulit për ekonominë e vendit, e cila gjithashtu është prekur nga pandemia, do të arrijë 200 tritolë jenë përmes dy pakove për ndihmë, por paralajmëroi se do të jetë e nevojshme kohë më e gjatë jetë që të kthehet në normalitet.

Abe theksoi se i janë dashur vendit të tij vetëm një muaj e gjysmë që ta pengojë përhapjen e infeksionit, duke shtuar se kjo e ka treguar fuqinë e “modelit japonez”.