Autoritetet franceze e shfuqizuan lejen për trajtimin e Kovid-19 me hidroksihloroin

Qeveria franceze e ka shfuqizuar dekretin me të cilin mjekëve u lejohet nëpër spitale të shfrytëzojnë hidroksihloroin për trajtimin e pacientëve që kanë forma të vështira të Kovid 19.

Vendimi është miratuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën publikoi se përkohësisht do të pauzojë me analizimin e gjerë të ilaçit anti-malarjes për arsye sigurie.

Revista medicinal britanike “Lanset” publikoi se pacientët që kanë pranuar hidroksiklorohin kanë nivel të rritur të vdekshmërisë, rrahje jo të rregullta të zemrës dhe një numër të madh rezultatesh tjera dëshpëruese për ilaçin e terapisë kundër Kvoid-19.

Këtë ilaç veçanërisht e theksoi presidenti Donald Tra, gjatë muajve të fundit si ilaç potencial në terapinë kundër koronavirusit.