Antarktida është kontinenti i vetëm që nuk ka pasur raste pozitive me Kovid-19

Derisa e gjithë bota lufton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri, Antarktida është kontinenti i vetëm që nuk ka pasur asnjë rast të vetëm pozitiv, i cili padyshim është për shkak të izolimit të tij gjeografik, por edhe të vendimeve të shpejta të autoriteteve.

Autoritetet kanë anuluar plotësisht turizmin, duke evakuuar personelin që nuk është i nevojshëm dhe duke ndaluar kontaktin në mes anëtarëve të bazave ndërkombëtare. Në Antarktidë, 29 vende kanë bazat e tyre.

Që nga prilli, u shfaq dimër i ftohtë në Antarktidë dhe dielli është zhdukur. Kushtet e motit lejojnë vetëm udhëtimin e nevojshëm. Kështu, personeli u izolua, dhe shpallja e pandemisë plotësisht i përforcoi kontrollet.

Antarktida ishte gjithashtu me fat që pandemia përkoi me fundin e sezonit turistik, kur kontinenti vizitohet nga rreth 50.000 njerëz në vit që vijnë me anije lundrimi për të parë pinguinët dhe për të shijuar natyrën e paprekur.