Britania del nga Bashkimi Europian

Britania del nga Bashkimi Europian

Britania votoi në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, ku sipas informacioneve më të fundit mësohet se 52 përqind e britanikëve kanë votuar pro daljes së Britanisë nga BE.

Ndërkohë procesi i votimit vijon vetëm në Angli, ndërkohë që në Irlandën e Veriut, Uells, Skoci dhe Gjilbratar ka përfunduar. Sipas rezultuatit mësohet se ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, kanë qenë Anglia dhe Uellsi, 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar pro këtij vendimi, transmetojnë mediat britanike.

Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në Bashkimin Europian. Kanë qenë 380 qendra të numërimit në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa 2 qendrat zyrtare të tjera kanë qenë në Irlandën e Veriut dhe Gjilbratar. Në Irlandën e Veriut ka pasur 18 qendra lokale numërimi, por është llogaritur vetëm si 1 qendër numërimi, kur një zyrtar ka dhënë edhe rezultatin përfundimtar.

Në bazë të rezultateve të nxjerra rezulton;
Në Skoci
Pro daljes nga BE: 1,018,322 vota
Pro qëndrimit ne BE:1,661,191 Vota

Në Uells
Pro daljes nga BE: 854,572 vota
Pro qëndrimit ne BE: 772,354 vota

Në Irlandën e Veriut
Pro daljes nga BE: 349,442 vota
Pro qëndrimit ne BE:440,437 vota

Në Gjibratar
Pro daljes nga BE: 843 vota
Pro qëndrimit ne BE: 19,322 vota

Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme të të konsideruarit “pjesë e BE”-së, por jo më si anëtare me të drejta të plota në union. Më poshtë kemi një analizë të këtyre modeleve.

Modeli norvegjez
Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA).
Fiton qasje në pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Ka përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk voton për bllokun.
Nuk preket nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme.
I kërkohet të zbatojë rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.

Modeli zviceran
Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së.
Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh.
Detyrohet të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje.
Duhet të paguajë në buxhetin e BE-së dhe nuk voton mbi rregullat e bllokut.

Një union doganor
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia.
Do të ketë qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare.
Përjashtohet nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit.
Duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme.
Nuk ka influencë mbi rregullat e BE-së që duhen ndjekur.

Marrëveshje e tregtisë së lirë
Britania mund të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të Islandës.
Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së.
Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it.

Shkëputja e pastër
Britania mund të tentojë një largim të “pastër” nga BE-ja.
Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kjo do të thotë t’ia nisësh nga e para (ose nga hiçi).
Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja.

Please publish modules in offcanvas position.