G20 ndau më shumë se 21 miliardë dollarë amerikanë për luftë kundër Kovid-19

Grupi 20 i vendeve më të zhvilluara në botë më shumë se 21 miliardë dollarë për luftë kundër koronavirusit, bëri të ditur sot G20.

“G20 i ka koordinuar përpjekjet globale për mbështetje në luftën kundër pandemisë së Kovid-19. Deri më sot, anëtaret e G20 dhe vendet e ftuara kanë ndarë më shumë se 21 miliardë dollarë amerikanë për mbështetje të financimit të shëndetit publik”, thuhet në kumtesë.

Shtohet se mjetet do të kahëzohen për diagnostikim, vaksina, terapi dhe hulumtim dhe zhvillim.

G20 në prill u bëri thirrje të gjitha vendeve, organizatave joqeveritare, filantropëve dhe sektorit privat të ndihmojnë në mbulimin e mungesës së mjeteve për financim në luftën kundër koronavirusit.