OBSH e ndërpret hulumtimin – hidroksiklorokina nuk e ul vdekshmërinë nga Kovid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) komunikoi se i ndërpret hulumtimet për ilaçin e malaries hidroksiklorokinë dhe kombinimin e barnave për virusin HIV – lopinavir / ritonavir – tek pacientët e shtruar në spital për koronavirus sepse nuk e kanë ulur vdekshmërinë.

“Rezultatet e testeve të përkohshme tregojnë se hidroksilklorina dhe lopinavir / ritonavir kontribuojnë në ulje të lehtë ose jo të vdekshmërisë tek pacientët e shtruar në spital me Kovid-19, krahasuar me kujdesin standard”, qëndron në komunikatën e OBSH-së.

Hulumtimet do të ndërpriten menjëherë, shtohet në komunikatën e OBSH-së, raportojnë mediat britanike.

Ky vendim, i marrë me rekomandim të këshillit ndërkombëtar, nuk bie në kundërshtim me hulumtimet e tjera, në të cilat ilaçet përdoren për pacientët që nuk janë të hospitalizuar ose si parandalim.

Në një studim tjetër, OBSH-ja e ekzaminon edhe efektin e mundshëm të ilaçit remdesivir ndaj Kovid 19.