Bundesveri stërvit qen për zbulimin e koronavirusit

Armata gjermane filloi me stërvitjen e qenve zyrtarë për zbulimin e infeksionit me koronavirus.

Bundesveri dhe Fondacioni i Shkollës së Lartë të Veterinarisë (tiHo) nga Hanoveri për momentin e testojnë mundësinë që qentë të stërviten për zbulimin e koronavirusit.

Niset nga kjo se qentë munden, mbi bazë të përbërjes molekulare të ndonjë arome, të njohin jo vetëm eksplozive, apo drogë, për edhe sëmundje të ndryshme si kancerin dhe diabetin.

Në bazë të kësaj, është krijuar një projekt për zbulimin e koronavirusit nga ana e qenve zyrtarë.

Qentë për momentin stërviten në testime me pështymë nga persona të infektuar, ku virusi kimikisht është bërë i parrezikshëm.

Pas konkluzionit të suksesshëm në këtë fazë, faza e ardhshme është testimi i zbulimit të koronavirusit aktiv në pështymën e njeriut.