Kryetari i Seulit është gjetur i vdekur

Kryetari i Seulit, Park Von-sun është gjetur i vdekur, pasi vajza e tij, paraprakisht e lajmëroi si të zhdukur në polici, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Jonhap.

Policia gjeti trupin e tij në pjesën veriore të Seulit, afër vendit ku herën e fundit kur zbulua sinjali nga telefoni i tij gjatë gjurmimit për të.

Kim Ji-hjeong, përfaqësues i qeverisë së qytetit, theksoi se kryetari nuk erdhi sot në punë për arsye të panjohura dhe anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara.

Park, aktivist shumëvjeçar dhe avokat për të drejtat e njeriut, u zgjodh për kryetar të Seulit në vitin 2011 dhe fitoi mandatin e tij të fundit, të tretë, muajin e kaluar. Ai ishte anëtar i Partisë Liberal Demokratike në pushtet dhe një nga kandidatët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.