Në Arktik u zhdukën dy akullnaja të vjetra 5.000 vite

Fotografi të reja satelitore nga NASA treguan se dy akullnaja t mëdha në gjirin kanadez në Sent Patrik janë zhdukur tërësisht.

Më e madhja ka pasur sipërfaqe prej 3 miljesh katrorë, ndërsa më e vogla, 1,1 milje dhe ato që nga viti 1959 zvogëloheshin për shkak të ngrohjes globale.

Shkencëtarët vlerësojnë se akullnajat janë formuar para rreth 5.000 viteve dhe se kanë qenë dukshëm më të mëdha prej shekullit 16 deri në shekullin 19, në periudhën e njohur si “Epoka e vogël e akullt”, lajmëroi CNN.

Prej vitit 2015 ato dy akullnaja filluan të shkrihen shpejtë, kështu që ishte e sigurt se do të zhduken në të ardhmen e afërt, por Mark Sirizi, nga Qendra nacionale për studim të borës dhe akullit, thotë se ai ende është i befasuar që janë zhdukur shumë më shpejtë se që kanë pritur.

“Thjeshtë, është tepër nxehtë në Tokë”, deklaroi Sirizi, duke shtuar se zhdukja e dy akullnajave nga gjiri Sent Patrik paraqet paralajmërim serioz për atë se çka po ndodhë në Arktik.