Worldmeteres: Mbi 19 milionë njerëz në botë të infektuar me COVID-19

Sipas të dhënave të ueb-faqes “Worldometers“, tashmë ka arritur numri prej 19 milionë njerëz në botë të infektuar me coronavirus.

Gjersa raportohet se që nga fillimi i pandemisë mbi 711 mijë pacientë kanë ndërruar jetë.Aktualisht, numri i rasteve aktive është mbi gjashtë milionë, nga të cilët mbi 65 mijë njerëz janë në gjendje kritike,  

Theksojmë se mbi 12 milionë pacientë deri më tani janë shëruar nga COVID-19.

Situata më e rëndë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm janë të infektuar – pothuajse pesë milionë raste janë pozitive.

Brazili po i afrohet me tre milionë raste, ndërsa në Indi numri ka arritur pothuajse në dy milionë persona të infektuar.