Në një port francez janë sekuestruar 1,3 ton kokainë

Autoritetet franceze kanë sekuestruar 1,3 ton kokainë të fshehur në një kontejner me thasë orizi nga Amerika e Jugut në portin në veri të vendit, deklaroi një burim anonim i njohur me rastin.

Kontejneri është zbuluar në portin Lon-Plazh në afërsi të Denkerk, ka arritur nga Suriami, publikoi një gazetë lokale franceze.

Shërbimet franceze drogën e kanë zbuluar të hënën derisa kanë kontrolluar kontejner në port gjatë ngarkimit të mallit.

Tani për tani nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimin e zhvillon policia e qytetit Lil.