Fon der Lajen: BE-ja e gatshme t’i ndihmojë Libanit

Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë Libanit me tregti dhe mbështetje doganore, me qëllim që vendi t’i sanojë pasojat nga shpërthimi i tmerrshëm në Bejrut, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

“Komisioni është i gatshëm që të hetojë se si mundet t’i përmirësojë marrëdhëniet tona tregtare në këtë kohë sfiduese, veçanërisht në kuptim të tregtimit të mëtutjeshëm dhe lehtësimeve doganore”, tha Fon der Lajen pas bisedës telefonike me kryeministrin libanez Hasan Diab.

Ajo ofroi ndihmë edhe për rekonstruktim dhe rimëkëmbje të Bejrutit, si dhe ndërmjetësim në negociatat me institucione ndërkombëtare financiare për ndihmë.

Deri më tani BE-ja dërgoi 100 zjarrfikës dhe anije ushtarake për evakuim mjekësor në Liban dhe e aktivizoi sistemin satelitor të hartës Kopernik që të lehtësohet kërkimi.