Vendimi i Britanisë së Madhe shokon Evropën

Vendimi i Britanisë së Madhe shokon Evropën

Përmes “nenit 50-të” Britania e Madhe fillon negociata dy vjeçare me Bashkimin Evropian, të cilat përfundojnë me daljen e Britanisë nga BE-ja, vetëm nëse BE-ja unanimisht vendos për zgjatje të negociatave.

Në qoftë se për dy vite negociata nuk arrihet marrëveshja për dalje apo zgjatja e negociatave atëherë Britania e Madhe automatikisht kthen mbrapsht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, që do të thotë Britania do të ketë taksa për të gjitha të mirat që shet në Bashkimin Evropian.

Ndërsa nënpresidenti i Parlamentit Europiann italiani Antonio Tajanin është shprehur: “Janë bërë shumë gabime. Europa është e përbërë nga njerëz e jo vetëm nga monedha. Duhet një Europë më pranë qytetarëve. Duhet të ndryshohet drejtim.”

NDËRKOHË, QË PRESIDENTI I KE’SË, DONALD TUSK KA THËNË SE BE’JA MUND TË FUNKSIONOJ EDHE PA BRITANINË 

Do të kemi një zhvlerësim të fortë të paundit britanik dhe një paqendrueshmëri në tregjet kapitale.

Këshilli i Europës do të mblidhet më 28 qershor, ku Britania e Madhe do të formalizojë kërkesën për tërheqje.

Marrëveshja përfundimtare mes Mbretërisë së Bashkiar dhe Bashkimit Europian do të miratohet nga Parlamenti Europian dhe ai britanik me shumicë të cilësuar.

Gjithashu britanikët humbin lirinë e lëvizjes për punë dhe për shërbime publike në vendet e BE. Lideri i “Lidhjes së Veriut” Matteo Salvini është nga të parët politikan që ka komenutar në profilin zyrtar të tij në rrjetet sociale:
“Tani na takon ne”, shkruan Salvini . “Faleminderit UK. Rroftë kurajo e qytetarëve të lirë. Zemra, truri e krenaria i mundën gënjeshtrat, kërcënimet e shantazhet.”

Ish kryeministri italian Enrico Letta në profilin e tij në Twitter ka komentuar rezultatin e këtij referendumi duke u shprehur; “Kanë zgjedhur e duhet ta pranojmë. Është koha që liderët Evropian të reagojnë në lartësinë e kësaj sfide historike të Brexit.”

Sipas kushtetutës, vendimin për nxitjen e “nenit të 50-të” është vendim të cilin e merr kryeministri i vetëm, jo parlamenti, ngaqë është çështje me privilegj mbretëror. Megjithatë, asgjë nuk mund të ndaloj parlamentin të bej kërkesë që kryeministri të mos filloj me këtë proces.

SI DO TË VIJOJ PROCESI I NDARJES SË BRITANISË SË MADHE?

Edhe pse rezultatet e votimit të referendumit ishte në drejtim të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, kjo gjë nuk do të realizohet aty për aty.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja mund të zgjas nga 2 deri në 10 vjet, kurse brenda këtyre viteve Anglia është patjetër që t'i nënshtrohet rregullave të BE-së. Me vendimin për tu larguar nga BE-ja, Britania e Madhe do të ulet në tavolinë t'i bisedoj kushtet e qytetarëve të Britanisë së Madhe për të lëvizur në shtetet e BE-së pa vizë.

Nëse Britania e Madhe vendos të largohet nga BE-ja, mirëpo të jetë një ndër aleatet e tregut të përbashkët të BE-së, atëherë edhe qytetarët e saj do të munden të punojnë në BE pa asnjë problem. Mirëpo nëse Anglia do të zbatoj rregulla të tërthorta për leje për punë për shtetet anëtare të BE-së, atëherë edhe qytetarët e Anglisë mund të kushtëzohen me marrjen e lejes për punë për në BE.

SHUMË BALLKANAS JANË APATIK RRETH LARGIMIT TË BRITANISË SË MADHE NGA BE-JA

Megjithatë, disa njerëz në Ballkan janë indiferent në lidhje me pasojat e daljes së Mbretërisë së Bashkuar, sepse për ata ky vend mbetet destinacioni më i vështirë ku mund të udhëtosh në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

“Shqiptarët e kanë shumë të vështirë të marrin viza turistike për në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që nuk besoj se do të përbënte ndonjë ndryshim për në nëse Mbretëria e Bashkuar qëndron apo jo në BE,” tha për BIRN Xhanfize Peçi, 55 vjeçe.

Debati publik në Bullgari mbi votimin në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i heshtur. Qeveria e Bullgarisë ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Britanisë në BE, me ministrin e jashtëm, Daniel Mitov, që e krahasoi BE-në pa Mbretërinë e Bashkuar me “Kampionatin Europian të futbollit pa ekipin e Mbretërisë së Bashkuar dhe golat e Wayne Rooney”.

Në një artikull që zv/kryeministrja e Bullgarisë e cila është në krye edhe të politikave europiane, Meglena Kuneva, të botuar në gazetën Capital më 19 qershor, ajo thotë se Bullgaria është një mbshtetëse e vendosur e qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE, por shtoi se Bullgaria “duhet të jetë gjithashtu gati për një tjetër opsion”.

Ajo paralajmëroi se një “Brexit” mund të ndikonte në presidencën e parë të BE-së nga Bullgaria, e programuar për në vitin 2018, duke qenë se duhet të kryhet në partneritet me dy vende të tjera të BE-së, me Estoninë dhe Britaninë.

Megjithatë, kjo ka pak gjasa, duke qenë se sipas Marrëveshjes së BE-së, edhe nëse Mbretëria e Bashkuar del nga BE-ja, ajo ende do të marrë pjesë në procesin e marrjes së vendimeve në BE edhe për dy vjet në vazhdim pas deklarimit se dëshiron të dalë nga ajo. Diaspora e Bullgarisë në Mbretërinë e Bashkuar është më e zëshmja për rreziqet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Sipas Anketimit të Përvitshëm Britanik në vitin 2014, janë 65,000 bullgarë në Britani. Kjo shifër nuk përfshin mbi 6000 bullgarë që studiojnë atje, si dhe shumë punëtorë të paregjistruar. Ivaylo Iaydjiev, një hulumtues bullgar në Universitetin e Oksfordit thotë se shtetasit britanikë e perceptojnë BE-jë më tepër si një bashkim tregtar sesa si një “zgjedhje qytetërimi”.

Ai tha për gazetën Capital se, duke marrë në konsideratë rolin qëndror që ka marrë emigracioni në fushatën e referendumit në Britaninë e Madhe, do të ishte “një iluzion të mendosh se nuk do të kishte një limitim dramatik të lirisë së punës dhe lëvizjes së bullgarëve pas një Brixiti të mundshëm”.

Vendi më i ri anëtar i BE-së, Kroacia, gjithashtu qëndron larg argumenteve mbi ndarjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Vendi mbetet i shqetësuar me thellimin e krizës politike që me shumë gjasa do të çojë në zgjedhje të reja e të jashtëzakonshme në muajt e ardhshëm.

Ekspertë nga Raiffeisenbank Austri, RBA, në Kroaci vunë re se vëllimi i tregtisë midis Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar arriti në 1.2-1.7 për qind të importeve dhe eksporteve të Kroacisë midis vitit 2010 dhe 2015. Prandaj, ekonomia kroate nuk do të vuante shumë nga largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, thonë ata. Edhe pse turistët britanikë e vizitojnë gjithnjë e më shumë Kroacinë dhe konsiderohen shpenzuesit më të mëdhenj ndër turistët në Kroaci, analistët e RBA-së thanë se ndarja e Britanisë së Madhe nuk kishte gjasa të ndikonte tek numri i turistëve britanikë që vizitojnë vendin.

REAGIMET E FIGURAVE POLITIKE NË VEND PËR BREXIT

Vendimin e Britanisë së Madhe që të braktisë BE-në, partitë politike në Maqedoni e komentojnë në forma të ndryshme. VMRO-DPMNE respekton vendimin e Britanisë, por vlerësojnë se me këtë Maqedonia humbi një mbështetës të madh në rrugën e saj drejtë integrimeve euro-atlantike. Megjithatë funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, përmes rrjeteve sociale nuk kanë hezituar të ironizojnë me referendumin në Britani. Ilija Dimovski thotë se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk lë hapësirë që nga Maqedonia të kërkohet ndryshimi i emrit, kurse ish ministrja e brendshme e njohur me frazën e saj “SHU PRAJISH” i është drejtuar ambasadorit britanik duke e pyetur atë “e çka tash?”

“Bëhet fjalë për një vendim ekskluziv të shtetasve dhe taksa paguesve të Britanisë, i cili duhet respektuar dhe duhet të ju dëshirojmë sukses në rrugën që ata zgjodhën. BE-ja humbi një vend anëtarë shumë të rëndësishëm, kurse Ballkani dhe Maqedonia humbën një vend që përkrahte pa rezervë procesin e zgjerimit”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë nga LSDM-ja vlerësojnë se BE-ja duhet të jetë rruga e vetme drejt së cilës duhet të ecë Maqedonia.

“Ndajmë shqetësimin i cili ekziston tek të gjitha vendet anëtare të BE-së pas referendumit në Britani. Në veçanti, Maqedonia humbi një nga shtetet të cilat ishin përkrahëse të fuqishme të zgjerimit. Si vend që kryesoi me BE-në, Britania fuqishëm ka përkrahur statusin e kandidatit për Maqedoninë”, deklaruan nga LSDM. Nga ana tjetër partitë shqiptare BDI e PDSH vlerësojnë se dalja e Britanisë nga BE-ja është një proces me pasoja në rritje.

Megjithatë shprehen të vendosura se Maqedonia patjetër duhet të vazhdojë rrugën drejtë BE-së.

“Me daljen e Britanisë së Madhe do të kemi një Evropë më pak liberale. Padyshim dilema sot është mes shpërbërjes apo zgjerimit. Zgjerimi do të jetë tani jo vetëm në plan të dytë, por mund të jetë edhe në planë të tretë.

Nuk është një lajmë i mirë por reagimet e para nga BE-ja thërrasin për një unitet dhe ne do të vazhdojmë t’i kemi këto aspirata derisa ende kjo Evropë do të qëndrojë në këmbë. Nuk kemi ndonjë forcë, të paktën në mënyrë deklarative që shpreh politika anti-evropiane, por pa dyshim ky vendim i Mbretërisë së Bashkuar është një triumf i euro-skepticizmit, i ksenofobisë por në përgjithësi edhe i politikave izoluese”, tha Nora Aliti, BDI.

“Sa i përket ndikimit në Maqedoni, në rritjen e euro-skepticizmit, mund ta shfrytëzojnë qarqe të ndryshme, por tek shqiptarët, unë besojë se shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm dhe të mbështesin euro-integrimet e Maqedonisë d.m.th anëtarësimi në BE dhe në NATO janë çështje primare për shqiptarët. Të tjerët mund të mendojnë alternativa të tjera, por vetëm pa shqiptarët”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.

IVANOV: JEMI TË SHQETËSUAR PËR DALJEN E BRITANISË SË MADHE NGA BE-JA

Me keqardhje e pranuam porosinë për atë që ndodhi në Britaninë e Madhe, para se gjithash sepse të gjitha përcaktimet tona strategjike dhe orientimet janë drejt BE-së, deklaroi Ivanov.

‘Ne edhe paraprakisht theksonim se mënyra në të cilën merren vendimet në Evropë nuk pëeputhet me kohën në të cilën jetojmë. E shihni BE-ja, sikur nuk ishte e mësuar dhe e gatshme të sjell dy vendime njëkohësisht, përqëndrohet vetëm në një problem dhe e harron tjetrin. Tani të gjithë janë të preokupuar vetëm me Britaninë e Madhe. Kjo të gjithë na shqeteson sepse qytetarët tanë presin dhe dëshirojnë të jenë pjesë nga kjo familje e madhe evropiane’, tha në mes tjerash Ivanov.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.