Të paktën një i vdekur dhe mbi 120 të lënduar gjatë protestave në Bjellorusi

Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në protestat e mbrëmshme në qytetet në Bjellorusi, që filluan pas shpalljes së rezultateve të para nga zgjedhjet presidenciale, në të cilat për të gjashtën herë fitoi Aleksandar Lukashenko.

Sipas organizatave lokale për mbrojtje të të drejtave të njeriut një njeri e ka humbur jetën pasi është shtypur nga një furgon i policisë, ndërsa demonstruesit të tjerë janë lënduar në përleshjet me policinë. Në Mins janë lënduar 50 njerëz, ndërsa mbi 120 në tërë vendin.

“Amnesti interneshënal” sot në mëngjes në Tuiter njoftoi se policia në Minsk ndaj demonstruesve ka hedhur gjashtë shok-bomba dhe ka gjuajtur disa plumba.

Policia arrestoi mbi njëqind persona.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot i publikoi rezultatet zgjedhore nga zgjedhjet e djeshme presidenciale, sipas të cilave Lukashenko fitoi 80,23 për qind të votave.