Izraeli dhe EBA arritën marrëveshje paqësore historike

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sot arritën marrëveshje paqësore historike, që do të çojë deri te normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy vendeve të Lindjes së Afërt, ndërsa marrëveshja është arritur me ndërmjetësim të presidentit amerikan, Donalld Tramp.

Sipas marrëveshjes, Izraeli premtoi se do ta ndalojë sovranitetin ndaj rajoneve të Bregut perëndimor që janë lëndë aneksimi, deklaruan zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Kjo është marrëveshja e parë e llojit të tillë, nga ajo mes Izraelit dhe Jordanisë, e nënshkruar në vitin 1994.

Në negociata morën pjesë dhëndri i Trampit dhe këshilltar më i vjetër, Xhared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael, Dejvid Fridman dhe përfaqësuesi për Lindjen e Afërt, Avi Berkoviq, si dhe sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo dhe këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brajan.

“Ky hap historik diplomatik do të kontribuojë për paqen në Lindjen e Afërt dhe është dëshmi për diplomacinë dhe vizionin e tre liderëve dhe guximin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit të fillojnë rrugë të re që do ta hapë derën për potencialin e madh të rajonit”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja parasheh, gjithashtu, qasje më të madhe të myslimanëve drejt xhamisë Al Aksa në Qytetin e vjetër të Jerusalemit, si dhe mundësi për fluturime nga Abu Dabi drejt Tel Avivit, por gjithashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli do ta zgjerojnë dhe përshpejtojnë bashkëpunimin në mjekimin dhe zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri.