Një pjesë e madhe e akullit u copëtua në Grenlandë

Një pjesë e madhe e akullit është ndarë nga rajoni më i madh i akullt të Arktikut, në verilindje të Grenlandës.

Pjesa e thyer përfshin rreth 110 kilometra katrorë, ndërsa incizimet satelitore tregojnë se është copëtuar në copë shumë të vogla, transmeton Bi-Bi-Si.

Në një hulumtim të fundit, shkencëtarët parashikojnë se Grenlanda dhe Antarktiku do të bëhen pjesë e skenarit më të keq klimatik, nëse shtresat e akullit vazhdojnë të shkrihen me rritëm të shpejtë, për shkak se bashkësitë bregdetare me miliona banorë do të jenë më të rrezikuar.

“Atmosfera në këtë rajon nga viti 1980 po ngrohet për rreth 3 gradë. Edhe në vitin 2019 dhe 2020 janë vërejtur temperatura rekorde të verës”, ka thënë shkencëtari Xheni Tarton.

Shkalla e shkrirjes së akullit nuk mbeti e përhershme, ajo u shpejtua viteve të fundit, ndërsa ajo që është jashtëzakonisht shqetësuese është që vetëm mes vitit 2007 dhe 2017, niveli i detit është rritur për 1,2 centimetra.