Kundër gripit në Maqedoni vaksinohen 6.9 për qind e personave mbi 65 vjet, në BE përqindja është 41.4

Vetëm 6.9 për qind e personave mbi 65 vjet në Maqedoninë e Veriut vaksinohen kundër gripit sezonal.

Sipas të dhënave të Eurostat, kjo është përqindja më e vogël e imunizimit, ndërsa këtu përfshihen vendet anëtare të BE-së si dhe shtetet që janë kandidatë për t’u anëtarësuar në BE. 

në BE mesatarja e personave mbi 65 vjet të cilët vaksinohen kundër gripit sezonal është 41.4%. Më së shumti është në Irlandë me 68.5%, në Holandë 62.7 dhe në Portugali me 60.8%. Në fund ndodhet Letonia me 7.7%, Estonia 10.2% dhe Sllovenia dhe Sllovakia me 12.5%.

Nga vendet e rajonit, më së shumti përqindja ka Greqia me 56.2%, Kroacia 29%, Mali i Zi 13.6% dhe Serbia 11.1%