Në Francë janë mbyllur 81 shkolla për shkak të koronavirusit

Në Francë janë mbyllur 81 shkolla për shkak të koronavirusit

Nga fillimi i vitit shkollor, vetëm pas një jave më 7 shtator, Ministria e Arsimit ka regjistruar se 28 institucione shkollore dhe 262 paralele janë mbyllur për shkak të epidemisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Ndërsa sipas numrave të fundit të cilat i dha ministri i Arsimit Zhan Mishel Blankie, deri më sot janë mbyllur 81 shkolla dhe diçka më shumë se 2.100 paralele për shkak të rasteve me Kovid-19.

Numri i shkollave të mbyllura paraqet “rreth 0,13 për qind” prej rreth “60.000 shkolla në vend”, tha ministri.

Më 7 shtator, Ministria ka numëruar vetëm 28 shkolla t mbyllura dhe 262 paralele për shkak të epidemisë.