Bill Gejts: Pandemia e ndaloi përparimin në luftën kundër varfërisë

Bill Gejts: Pandemia e ndaloi përparimin në luftën kundër varfërisë

Pandemia e koronavirusit ndaloi 20 vite përparim në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve, konsideron bashkëthemeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts.

Raporti i Fondacionit Bill dhe Melinda Gejts, i publikuar sot, tregon se pothuajse sipas çdo treguesi, bota stagnon në tentimet për t’i përmbushur qëllimet e KB-së për zhvillim të qëndrueshëm me qëllim të vënies fund të varfërisë dhe uljes së pabarazisë.

Varfëria ekstreme po rritet për shtatë për qind për shkak të pandemisë, thuhet në raportin vjetor të fondacionit.

Mbulimi me vaksinë – masë për funksionim të sistemeve shëndetësore – ra në nivele që për herë të fundit u panë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, “duke çuar botën prapa 25 vite për 25 javë”.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se pasojat ekonomike nga pandemia i rrisin pabarazitë, posaçërisht për gratë, pakicat racore dhe etnike. Posaçërisht janë të goditur njerëzit që jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme.

Në raportin të cilin Bill dhe Melinda Gejts e publikojnë së bashku çdo vit prej vitit 2017, ata bëjnë thirrje për bashkëpunim global në zhvillimin e diagnostikës, vaksinave, mjekimeve, zhvillim të shpejtë të vaksinave dhe dozave, dhe dërgesë e shpejtë e këtyre mjeteve në bazë të nevojës, e jo të aftësisë për pagesë.

“Kriza globale është e përbashkët dhe kërkon përgjigje të përbashkëta”, shkruan ata.