Aeroporti i Helsinkit përdor qentë për të nuhatur dhe detektuar pasagjerët, që mund të jenë të infektuar me coronavirus

Qentë që nuhasin lëndë narkotike dhe gjësende tjera që konsiderohen ilegale për transportim nëpër aeroporte, është diçka që prej kohësh jemi mësuar të shohim, shkruan BBC.

Por zyrtarë të aeroportit Vantaa të Helsinkit, Finlandë, kanë filluar t’i shfrytëzojnë qentë që të nuhasin personat që janë të infektuar me COVID-19,

Një ekip vullnetarësh janë duke trajnuar 15 qen dhe 10 instruktorë si pjesë e një programi hulumtues. Qentë mund të detektojnë coronavirusin në trupin e njerëzve pesë ditë para se ata të zhvillojnë simptoma të theksuara, ka bërë të ditur Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë nga universiteti i Helsinkit. “Ata janë shumë të mirë në detektimin e coronavirusit. Janë shumë afër 100 përqindëshit sa i përket detektimit të COVID-19”, ka shtuar Hielm-Bjorkman. Pasagjerëve u kërkohet që të “fshijnë” qafën me një rrobë, e cila më pas vendoset në një kanaçe dhe qeni fillon ta nuhas. Ky test realizohet për më pak se një minutë.