Moderna: Mbi 100 milion doza të vaksinës kundër Covid-19, të gatshme në tre muajt e parë të 2021

Moderna: Mbi 100 milion doza të vaksinës kundër Covid-19, të gatshme në tre muajt e parë të 2021

Moderna parashikon të ketë rreth 100-125 milionë doza të vaksinës së saj kundër COVID-19 të disponueshme në tremujorin e parë të vitit 2021, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojë në SHBA, njoftoi sot kompania bioteknologjike në një komunikatë. 

”Rreth 25-100 milionë të këtyre dozave do të jenë të rezervuara për SHBA-në dhe rreth 15-25 milionë për pjesën tjetër të botës”, theksoi ajo.

Ajo rikonfirmoi se 20 milionë doza do të ishin të disponueshme për SHBA-në para fundit të vitit.

Moderna po përgatit që prej disa muajsh zinxhirin logjistik me qeverinë amerikane për të qenë gati që në momenti që Agjencia amerikane e Medikamenteve (FDA) do të autorizojë vaksinën.

Për të gjitha vendet jashtë SHBA-së, prodhimi do të bëhet në Zvicër, në uzinat e grupit Lonza.

Zyrtarët amerikan kanë deklaruar se parashikojnë shpërndarjen e 40 milionë dozave të vaksinës deri në fund të vitit në vend, duke marrë parasysh ato të prodhuara nga aleanca amerikano-gjerman Pfizer/BioNTech.