Muzales: Kush e akuzon Greqinë, e akuzon Fronteksin

Muzales: Kush e akuzon Greqinë, e akuzon Fronteksin

Ministri grek i emigracionit Janis Muzales i hodhi poshtë kritikat lidhur me sigurinë e pamjaftueshme të kufijve dhe theksoi se secili që e akuzon Greqinë, e akuzon Fronteksin.

Ai theksi se të ashtuquajtuar "hot spots" do të fillojnë të punojnë nga muaji i ardhshëm.

Muzales në intervistë për gazetën vjeneze "Standard" theksoi se nuk është korrekte që të thuhet se Greqia nuk bën asgjë duke shtuar se vendi, edhe pse gjendet në një situatë të vështirë ekonomike, megjithatë po ballafaqohet me krizën.

Muzales shtoi se Greqia ka kërkuar edhe 100 pajisje Eurodak (pajisje për marrjen e gishtrinjve dhe për lidhjen me bazn e të dhënave të Unionit) shtesë para më shumë se gjashtë muajve dhe se i ka marrë ato para pak kohësh.

Sipas tij një makineri e tillë do të mund të marrë rreth qindra shenja të gishtrinjve, nëse punon 24 orë, që autoritetet greke e bëjnë, derisa Fronteks punon vetëm deri në orën 20:00.

Tani që kanë arritur pajisjet e reja, sipas tij, do të regjistrohen 98 për qind e refugjatëve, në vend të 70 për qind të numrit aktual.

Muzales theksoi se Greqia ka kërkuar nga BE-ja 1.800 nëpunës të Frinteks, ndërsa ka marrë 800 dhe i bëri kritikë Sllovenisë, që, ashtu siç tha, në vend që të dërgojë pjesëtarë të policisë së saj në Greqi, i ka dërguar në Maqedoni.