Të paktën 45 persona u vranë, ndërsa 110 u plagosën në një sulm të trefishtë në Damask

Të paktën 45 persona u vranë, ndërsa 110 u plagosën në një sulm të trefishtë në Damask

Të paktën dyzet e pesë përsona janë vrarë sot nga tre shpërthime që kanë ngjarë pranë xhamisë shiite, në jug të qytetit sirian Damask.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave të tjerë, mbi 100 persona të plagosur si rezultat i shpërthimeve.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar burime nga ministria e brendshme, ka thënë se një grup militantësh kanë hedhur në erë një veturë bombë afër një garazhi të transportit publik në zonën e Koua Sudan.

Dy bombardues vetëvrasës më pas hodhën veten në erë në afërsi derisa njerëzit po largoheshin nga shpërthimi i parë.

Një fotograf i agjencisë AFP, në vendin e ngjarjes, tha se shpërthimet shkaktuan dëme masive, shkatërrimtar dritaret dhe panikë të madeh.

Shteti Islamik menjëherë e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Në xhaminë e Sayyida Zeinab gjendet varri i mbesës së Profetit Muhamed dhe është vend që vizitohet nga myslimanët shiitë.

Kjo xhami ka qenë në shënjestër edhe më herët. Dy sulme vetvrasëse kanë ngjarë në afërsi të kësaj xhamie në shkurt të vitit të kaluar duke lënë të vdekur katër persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Në po të njëjtin muaj është sulmuar edhe një autobus që po transportonte pelegrinë shiitë libanezë që ishin nisur për ta vizituar xhaminë. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur nëntë persona ndërsa përgjegjësinë e ka marrë Al-Nusra.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.