Finlanda dhe Estonia ndërtojnë tunelin më të gjatë hekurudhor në botë nën det

Finlanda dhe Estonia ndërtojnë tunelin më të gjatë hekurudhor në botë nën det

Më 26 prill, Finlanda dhe Estonia nënshkruan memorandum bashkëpunimi – që është hapi i parë i ndërtimit të tunelit të madh hekurudhor Helsinki (Finlandë) – Talin (Estoni) i gjatë 92 kilometra, dhe që do të kalon nën detin Baltik – ku dy anëtaret e Bashkimit Evropian do të lidheshin përmes korridorit hekurudhor – e jo vetëm rrugëve detare që janë përdorur deri më tani.

Ndërtimi i tunelit hekurudhor nën Gjirin e Finlandës të gjatë 92 kilometra, do të shkurtonte rrugëtimin dhe transportimin e mallrave por edhe pasagjerëve mes dy vendeve të BE-së, dhe atë për dy orë e 30 minuta dhe që faktikisht dy qytetet që i ndanë Gjiri dhe që shpesh gjatë muajve të dimrit ngrihen – tani e tutje do të shndërrohen në një “qytet të vetëm”, transmeton Telegrafi.

Sipas vlerësimeve të para, kostoja e ndërtimit të këtij tuneli do të kap vlerën e rreth 14 miliardë dollarëve, e nëse ky projekt realizohet sipas planit të paraparë – do të duhej të jetë funksional mes viteve 2030-2035, e nëse të gjitha afatet respektohen do të mundësohet transportimi i shpejtë i mallrave dhe i qytetarëve në mes këtyre dy qyteteve, ku ishull skandinav do të lidhej më mirë me vendet e Evropës Qendrore.Këtë rrugë aktualisht e shfrytëzojnë tragetet dhe anijet e shpejta me pasagjerë, udhëtimi i të cilëve zgjat rreth dy orëve. E sipas përllogaritjeve, tragetet brenda një viti realizojnë 7.5 milionë udhëtime nga Helsinki në Talin dhe anasjelltas.

Bazuar në të dhënat e agjencive të statistikave, brenda një viti Gjirin në Finlandë e kalojnë tetë milionë pasagjerë, kurse parashihet që numri i tyre deri më 2030 të rritet në 30 milionë – e tuneli i ri do të mund të lidhte më mirë dy qytetet.

Ajo çfarë  pretendojnë ekspertët është se ky projekt është më fitimprurësi dhe se kosotoja e ndërtimit do të kthehet shpejtë, pasi që vëllimi i trafikut dhe transportimi i mallrave dhe pasagjerëve do të rritet për 30 për qind për shkak të shpejtësisë së transportit.

Tuneli Helsinki-Talin është një projekt i lidhjes transportuese mes këtyre dy shteteve. Drejtuesi i projektit është këshilli Helsinki-Uusimaa në bashkëpunim me qytetet – Helsinki-Talin.

Qyteti i Helsinkit do të kryen vlerësimin e ndikimit të projektit në mjedis, derisa FTA do të kryej analizat teknike dhe ekonomike sa i përket kërkesave të ndërtimit të tunelit.